Cmimet Kult

Mbrëmja Gala e kulturës shqiptare

7 nëntor
Mbrëmja Gala e kulturës shqiptare
Çmimet KULT 2015

Në vitin e 11 të saj, Akademia KULT sjell mbrëmjen e madhe Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, më datë 7 nëntor. Ceremonia do të transmetohet live në rrjetin e RTSH në platformën tokësore dhe satelitore.
Çmimet KULT vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare, që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj.

Mbrëmja e datës 7 nëntor do të na njohë me emrat e fituesve në një Mbrëmje Gala me të ftuar specialë dhe surpriza që do të jenë pjesë e mbrëmjes kushtuar artistëve që kanë spikatur gjatë vitit 2014.
Në edicionin e 11 të Çmimeve KULT janë në garë 52 artistë, të cilët konkurrojnë në 13 fusha: Artisti Pamor i Vitit, Regjisori i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit, Kënga e Vitit, Balerini i Vitit, Libri Artistik, Libri Studimor, Përkthimi i Vitit, Libri Publicistik i Vitit dhe Dokumentari I vitit.

Me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj, të cilët do të kalojnë në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, e për të vazhduar me emra artistësh që do të rrëmbejnë kupat fituese, por edhe atyre që do të ngjiten në skenë për të ndarë këto çmime, kjo mbrëmje Gala do të marë shkëlqimin e një nate magjike.
Një ngjarje që pritet me vëmendje, interes dhe emocion, së pari nga vetë artistët. Pritja dhe jehona, që i ka rezervuar këtij aktiviteti, prej më shumë se një dekade, komuniteti artistëve dhe i artdashësve, janë treguesit më domethënës për nevojën e këtyre çmimeve, për besimin në rritje që ato kanë ndërtuar vit pas viti dhe peshën që kanë fituar në ravijëzimin, në kohëzgjatje, të sistemit të referimit dhe të vlerave.
Rreth 450 është numri i artistëve të nominuar ndër këto vite, nga të cilët më shumë se 112 janë shpallur fitues të çmimit KULT ndër këto vite.
Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë KULT, duke e shndërruar atë në një institucion të vërtetë të identifikimit dhe promovimit të vlerave.
Akademia KULT përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset.

  • Partnerët Tanë

    Bashkia-tr rtsh Glina Untitled-1 Untitled-11 celesi_media-group geraldina-sposa logo KODRA_shtyp