Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2018! Ja kush janë fituesit

Ky ishte viti i 14-të i Çmimeve Kult. Mbrëmja Gala e këtij viti, ashtu siç ishte premtuar na solli plot surpriza. Që nga tapeti i kuq, të ftuarit, juritë, fituesit, skenografia që këtë herë vinte ndryshe, të gjithë këto e bënë mbrëmjen akoma më magjike. Fituesit ishin ajka e Mbrëmjes Gala, sigurisht sepse e gjithë kjo bëhet për ta.

Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2018 këtë herë u drejtua nga showman-i Salsano Rrapi, i cili me batutat e tij e bëri mbrëmjen më magjike. Devis Xherahu ngriti sallën në këmbë me performancën e tij të shkëlqyer. Banda All In me performancën e jashtëzakonshme dhe e ftuara speciale, artistja Silvia Pagni me firzamonikë dhe në piano i dhanë mbrëmjes më shumë sharm.

Këtë herë për Çmimet Kult 2018 ishin 66 të nominuar për 11 kategori si dhe një Çmim Special.

Çmimi Special iu dha njërit prej pionierëve të kinematografisë shqiptare z. Kristaq Dhamo, regjisori i filmit të parë shqiptar me metrazh të gjatë, filmit “Tana”, i prodhuar plot 60 vjet më parë.

Këtë vit u rikthye edhe gara për Filmin më të mirë të vitit, çmim të cilin e fitoi Namik Ajazi me filmin me “Amaneti”.

Fituesit janë si më poshtë:

Kënga e Vitit – Eugent Bushpepa me “Mall”

Instrumentisti i Vitit – Jonela Golemi në Flaut nga “Saint Sawns – Rondo Capriccioso për flaut dhe orkestër”

Balerini i Vitit – Adela Muçollari me Odette & Odille tek “Liqeni i mjellmave”

Aktorja e Vitit – Luiza Xhuvani me Lukrecia Borxhia tek “Lukrecia Borxhia”

Aktori i Vitit – Reshat Arbana me Babai tek “Babai”

Regjisori i Vitit – Altin Basha me “Rojat e Taxhit”

Filmi Kult – Namik Ajazi me “Amaneti”

Artisti Pamor i Vitit – Sadik Spahija me “Vox-Machina”

Studiuesi i Vitit: Anila Omari me “Leksiku i Veprës së Pjetër Bogdanit”

Shkrimtari i Vitit – Ardian-Christian Kyçyku me “Ati”

Perkthimi i Vitit – Mimoza Hysa me “Rastet” nga Eugenio Montale

Çmimi special – Kristaq Dhamo.

 

  • Partnerët Tanë

    Bashkia Tiranë Alpha Bank Jeep Glina Hotel Colosseo Tiranë Karta Extra Gazeta Çelesi Info Kult myticket.al Geraldina Sposa