









Çmimet KULT, të vetmet çmime kombëtare vjetore per artit dhe kulturën shqiptare, këtë vit mbushin plot 15-vjet.
Të martën, më datë 26 Nëntor, Akademia Kult sjell mbrëmjen e madhe të ndarjes së Çmimeve KULT, që vazhdojnë traditën e promovimit të artit dhe kulturës së vërtetë shqiptare, që prej vitit 2005, duke i dhënë një jehonë të denjë gjithë artistëve të mëdhenj dhe atyre të rinj.
Emrat më të spikatur dhe më elitarë, krijues dhe interpretues, shkrimtarë dhe përkthyes, regjisorë dhe aktorë, këngëtarë dhe muzikantë, balerinë dhe instrumentistë, artistë pamorë, gazetarë dhe figura të ekranit, do të përshkojnë tapetin e kuq të Çmimeve KULT 2019.
Janë 78 artistë të nominuar për 13 çmime të mëdha dhe 2 çmime speciale.
Në këtë edicion rikthehen çmimet: Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Dokumentari KULT me nga 6 të nominuar secili.
Mbrëmja Gala, e cila do të mbahet në Sallën e Eventeve pranë Katedrales Ortodokse, fillon në orën 19:30 dhe transmetohet Live në Televizionin Kombëtar Klan Plus.
Surprizat e kësaj mbrëmjeje i zbuloni vetëm më 26 Nëntor!
KËNGA E VITIT:
INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
INSTRUMENTISTI I VITIT:
BALERINI I VITIT:
“MONO-DRAMË / KOMEDIA E VITIT:
AKTORI I VITIT:
AKTORJA E VITIT:
DOKUMENTARI I VITIT:
REGJIA E VITIT:
ARTISTI PAMOR I VITIT:
LIBRI ALBANOLOGJIK I VITIT:
LIBRI ARTISTIK I VITIT:
PËRKTHIMI I VITIT: