Edicioni 2014

admin Oct 30, 2015 2014 cmimet kult edicioni fituesit 0 Comments Posted in: Edicionet e meparshme

Edicioni 2014

CMIMET KULT 2014

Më 10 Qershor, për të dhjetin vit radhas, Akademia KULT sjell mbrëmjen Gala të ndarjes së Çmimeve KULT, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Që prej vitit 2005, Çmimet KULT janë shndërruar në një traditë unike dhe pikë e rëndësishme referimi në vlerësimin dhe promovimin e prurjeve kulturore dhe artistike më të arrira të vitit. Nëpërmjet vlerësimeve për krijuesit dhe interpretuesit më të mirë në fushën e librit, muzikës, artit pamor, teatrit dhe filmit, Akademia KULT përfaqëson të vetmet çmime kulturore kombëtare vjetore dhe njëkohësisht më gjithëpërfshirëset.

Një ngjarje që pritet me vëmendje, interes dhe emocion, së pari nga vetë artistët. Pritja dhe jehona, që i ka rezervuar këtij aktiviteti, prej një dekade, komuniteti artistëve dhe i artdashësve, janë treguesit më domethënës për nevojën e këtyre çmimeve, për besimin në rritje që ato kanë ndërtuar vit pas viti dhe peshën që kanë fituar në ravijëzimin, në kohëzgjatje, të sistemit të referimit dhe të vlerave.

404 është numri i artistëve të nominuar këto vite, nga të cilët 101 janë shpallur fitues të çmimit KULT.

Mbi 120 emra të njohur të krijimit, interpretimit, studimit, mediave dhe profesoratit të arteve dhe letërsisë, përbëjnë jurinë e nderit të Akademisë KULT, duke e shndërruar atë në një institucion të vërtetë të identifikimit dhe promovimit të vlerave.

Në këtë përvjetor të 10 të ndarjes së Çmimeve, Akademia KULT ka vendosur të japë disa vlerësime speciale për disa nga personalitetet më të shquara të artit dhe kulturës shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e më gjerë. Kjo risi vjen natyrshëm në këto kohë hapjeje, komunikimi e ndërveprimi kulturor mes gjithë hapësirave shqiptare në rajon, duke synuar krijimin e një skene të përbashkët kulturore me përballje më cilësore, këmbim vlerash e pasurim të ndërsjelltë.

Duke filluar nga edicioni i ardhshëm, Juritë e Çmimeve KULT do të zgjerohen duke përfshirë në vlerësimet e tyre prurjet kulturore e artistike të të gjitha trevave të tjera shqiptare.

Edicioni i 10 premton gjithashtu një Mbrëmje Gala unike, me pjesëmarrjen e emrave më elitarë të artit dhe kulturës shqiptare, jo vetëm brenda vendit po edhe jashtë saj, të cilët do të kalojnë në tapetin e kuq të Çmimeve KULT, më i veçanti i hapësirës shqiptare për nga vlerat që sjell bashkë.

Nata Gala e Çmimeve KULT ka rezervuar për ju surpriza pafund me të ftuar special të cilët mbajnë mbi supe jehonën e famës ndërkombëtare, si: Sislej Xhafa, Arta Dobroshi, Petrit Çeku, Luan Starova apo Elhaida Dani.

Leave a Reply

  • Partnerët Tanë

    Bashkia-tr rtsh Glina Untitled-1 Untitled-11 celesi_media-group geraldina-sposa logo KODRA_shtyp