Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2017, ashtu siç ishte premtuar, na rezervoi plot surpriza. Që nga tapeti i kuq e deri tek të ftuarit specialë në skenë dhe jo vetëm. Sigurisht e bukura e gjithë kësaj mbrëmjeje ishin fituesit, që të gjithë i njihnim.
Nën drejtimin e Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenicës Mbrëmja Gala e Çmimeve Kult 2017 mori një tjetër dimension. Dren Abazi ngriti sallën në këmbë me performancën e tij të shkëlqyer. Keli Band me muzikë origjinale e futën publikun në një tjetër botë…
Pa diskutim nuk mund t’i mungonte mbrëmjes një performancë nga këngëtarja lirike e njohur gjerësisht për muzikën në rryma të ndryshme, e cila u nderua edhe me çmim, Vikena Kamenica. Ajo interpretoi edhe këngën Margjelo duke na rikthyer të gjithëve pas në kohë!
Këtë herë ishin 60 të nominuar për 10 kategori të Çmimeve Kult 2017.
Gjatë mbrëmjes u dhanë dy Çmime Nderi, përkatësisht:
Margarita Kristidhit dhe Mumtaz Dhramit.
Ndërsa fituesit e Çmimeve Kult 2017 janë:
Përkthimi i Vitit: Saverina Pasho me “Harta dhe Territori” – Michel Houellebecq.
Libri Artistik i Vitit: Artan Fuga me librin “Murgu”.
Artisti Pamor i Vitit: Bashkim Ahmeti me “Ekspozitë Vetjake”.
Balerini i Vitit: Ervis Nallbani – “Arrëthyesi”.
Instrumentisti i Vitit: Jonian Kadesha në Violinë nga “Koncert për violinë solo”.
Interpretuesi Lirik i Vitit: Vikena Kamenica me rolin e Romeos – “I Capuleti e i Montecchi”.
Kënga e Vitit: Alban Skënderaj me këngën “Unë & Ti”.
Aktori i Vitit: Bujar Asqeriu – “Familja Tot”.
Aktorja e Vitit: Adelina Muça – “Familja Tot”.
Regjisori i Vitit: Altin Basha – “Made in Albania”.