Akademia “KULT” edhe këtë vit, në respekt të traditës 15-vjeçare të Çmimeve “KULT” dhe pavarësisht vështirësive të këtyre kohëve pandemie, ka vendosur të vijojë misionin e saj për evidentimin dhe promovimin e vlerave artistike dhe kulturore më të arrira të botës shqiptare. Ky mision bëhet edhe më i domosdoshëm e kuptimplotë në kushtet kur jeta kulturore është thuajse e paralizuar dhe kur gjithçka tjetër, që nga pandemia, ekonomia e deri tek politika, tentojnë të mos i lenë asnjë hapësirë dimensionit shpirtëror e kulturor.
Këtë vit të 16-të, në pamundësi të orgamizimit të mbrëmjes së madhe mbarëkulturore e mbarëkombëtare të ndarjes së çmimeve, shpallja e të nominuarve dhe e fituesve do të bëhet nëpërmjet faqes onlinë të Akademisë Kult, revistës InfoKult, rrjeteve tona sociale dhe të gjitha mediave të tjera informative. Juria e Nderit, e përbërë prej 184 anëtarësh ka bërë përzgjedhjen për fituesit e këtij viti.
Secili anëtar i Jurisë së Nderit të Çmimeve “KULT” ka bërë zgjedhjen e tij përmes një formati online të krijuar enkas për këtë eveniment, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia e Covid-19.
Këtë vit pjesë e Çmimeve “KULT” janë 11 kategori arti, për të cilat do shpallen fituesit: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi më i Mirë i Vitit, Regjisori më i Mirë i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.Juria e Nderit, e përbërë prej 184 anëtarësh ka bërë përzgjedhjen për fituesit e këtij viti.
Secili anëtar i Jurisë së Nderit të Çmimeve “KULT” ka bërë zgjedhjen e tij përmes një formati online të krijuar enkas për këtë eveniment, pavarësisht kushteve të jashtëzakonshme të krijuara nga pandemia e Covid-19.
Këtë vit pjesë e Çmimeve “KULT” janë 11 kategori arti, për të cilat do shpallen fituesit: Artisti Pamor i Vitit, Libri Artistik i Vitit, Libri Studimor i Vitit, Përkthimi më i Mirë i Vitit, Regjisori më i Mirë i Vitit, Aktori i Vitit, Aktorja e Vitit, Balerini i Vitit, Instrumentisti i Vitit, Interpretuesi Lirik i Vitit dhe Kënga e Vitit.
KËNGA E VITIT:
INTERPRETUESI LIRIK I VITIT:
BALERINI I VITIT:
INSTRUMENTISTI I VITIT:
ARTISTI PAMOR I VITIT:
AKTORJA E VITIT:
AKTORI I VITIT:
REGJIA E VITIT:
PËRKTHIMI I VITIT:
LIBRI STUDIMOR I VITIT:
LIBRI ARTISTIK I VITIT: