KREU I
Neni 1
Objekti
Objekt i kësaj rregulloreje është përcaktimi i mënyrës së funksionimit të Akademisë Kult, mënyrës së organizimit dhe dhënies së çmimeve kulturore të përvitshme “KULT”, përcaktimin e strukturave dhe anëtarëve që do të administrojnë dhe realizojnë veprimtarinë e Akademisë Kult.
Neni 2
Terma të rregullores
Juri nderi - juri që kanë si anëtarë artistë, personalitete të njohur të botës së artit dhe kulturës shqiptare dhe specialistë të fushave të caktuara, që përkojnë me kategoritë për të cilat jepet çmim nga Akademia Kult.
I nominuar – kandidatët që renditen në bazë të pikëve të marra,nga 4 (katër) deri në 6 (gjashtë) të parët e listës.
Çmimi Kult – çmimi që i jepet artistit, i cili ka marrë pikët maksimale si rezultat i votimit të jurisë së nderit.
Neni 3
Fusha e veprimtarisë
Akademia Kult ushtron veprimtarinë e saj në fushën e artit dhe të kulturës, duke i promovuar ato nëpërmjet organizimit të aktiviteteve kulturore, organizimit dhe dhënies sëçmimeve kulturore të përvitshme “KULT”, realizimin e botimeve, fushatave sensibilizuese, ndërgjegjësimit dhe informimit të publikut, në lidhje me çështje të zhvillimit të kulturës dhe të artit në Shqipëri dhe jashtë saj.
Neni 4
Vendndodhja e qendrës
Selia e qendrës “Akademia Kult” ndodhet tek Rr. e Kavajës,Condor Center, kati. 3, Tiranë.
KREU II
STRUKTURA DHE FUNKSIONIMI I AKADEMISË KULT
Neni 5
Bordi i Drejtorëve dhe Drejtori Ekzekutiv
Akademia Kult ka pjesëpërbërëse të strukturës së saj Bordin Drejtues, i cili përbëhet nga 3 anëtarë dhe Drejtorin Ekzekutiv.
Drejtori Ekzekutiv zgjedh anëtarët e jurisësë nderit, mbi bazën e aftësive dhe arritjeve profesionale të këtyre të fundit dhe monitoron aktivitetin e tyre.
Drejtori Ekzekutiv drejton, harmonizon dhe menaxhon veprimtarinë e të gjithë organizmave të Akademisë Kult.
• Përgatitprojektin, kohën e zhvillimit, mënyrën e organizimit dhe strukturat apo subjektet përgjegjës për zbatimin e projektit të ceremonisë të ndarjes sëçmimeve Kult.Ndjek dhe nënshkruan të gjithë korrespondencën zyrtare tëAkademisë Kult.
• Drejton programet e veprimtarive të Akademisë Kult si: Konferencashtypi, tryeza të rrumbullakëta, promovim librash, panaire, etj.
• Organizon dhe menaxhon punën për përzgjedhjen e anëtarëve të jurisësë nderit, hartimin e programeve të Akademisë Kult, publicitetin në masmedia, përcaktimin e formatit të fletës së votimit për votimin e fituesit të Çmimit Kult, formatin e procesverbaleve etj.
• Organizon realizimin me cilësi të spoteve, kupave, posterave, ftesave, dekorit të Ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kult.
Në mbledhje të planifikuara, periodike analizon, diskuton dhe vendos për mbarëvajtjen e punës, për realizimin me sukses tëCeremonisë të ndarjes së Çmimeve Kult.
Drejtori Ekzekutiv vendos për ofertën më të mirë të së drejtës televizive për Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kult, të ofruar nga televizionet kombëtare.
Neni 6
Juria e nderit
Akademia Kult do të ketë në përbërjen e saj, individë të cilët do të cilësohen Anëtarëtë Jurisë së Nderitmbi bazë:
1. Kontributin e rëndësishëm të dhënë ndër vite, në artin dhe kulturën shqiptare;
2. Mbështetje të vazhdueshme të synimit që ka Akademia Kult për krijimin e një tradite në vlerësimin e përvitshëm të prurjeve më të mira kulturore-artistike.
Për secilën nga fushat e mëdha, të renditura më poshtë, ka të paktën 31 anëtarë nderi, që do të votojnë për përcaktimin e fituesit të Çmimit “KULT”:
1. Libri
2. Muzika
3. Arti pamor
4. Filmi dhe Teatri.
Anëtarët e nderit gëzojnë të drejtën, që në të gjitha organizmat e Akademisë Kult (ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kult, evenimente mbështetëse, koktejle etj.) të kenë statusin e të ftuarit të nderit.
Neni 7
Çmimet dhe ndarja e tyre
1. Qendra “Akademia Kult” do të realizojë veprimtarinë e saj me qëllim promovimin e artit dhe të kulturës, ndër të tjera, duke dhënë Çmimet “KULT”, në bazë të vlerësimit dhe gjykimit nga artistë dhe ekspertë të fushave të caktuara.
Brenda vitit pasardhës, Akademia Kult shqyrton prurjet e një viti më parë dhe organizon Ceremoninë e dhënies së Çmimeve KULT për artistët shqiptare, në ategoritë:
1. Aktori më i mirë
2. Aktorja më e mirë
3. Regjia teatrore
4. Regjia filmike
5. Balerini i vitit
6. Përkthyesi i vitit
7. Libri studimor dhe enciklopedik
8. Artisti pamor
9. Interpretuesi lirik
10. Instrumentisti
11. Albumi muzikor
12. Libri artistik
13. Fotografi i vitit
14. Filmi dokumentar
15. Filmi i animuar
16. Skenografi i vitit
Lista e kategorive për Cmimet Kult është Listë Tipike e cila mund të ndryshojë në bazë të realizimit të një sasie të duhur të prurjeve për tu përfshirë në konkurim.
2. Çmimi Kult përfaqësohet nga një çertifikatë, kupë dhe vlerë monetare. Tërheqja e Çmimit në Mbrëmjen e Ndarjes së Çmimeve duhet të bëhet drejtpërdrejt nga vetë fituesi ose një i deleguar prej tij. Në rast të mungesës qoftë të fituesit apo të deleguarit çmimi zhvishet nga vlera monetare, por mbetet titulli fitues i Çmimit Kult.(Kupa dhe Certifikata). Gjithashtu, në rastin kur mungon fituesi dhe është I perfaqesuar nga I deleguari, vlera monetare pergjysmohet.
Neni 8
Mënyra e votimit dhe transparenca e votës
Akademia Kult në bashkëpunim me Revistën Kult, e cila është e vetmja revistë e mirëfilltë kulturore shqiptare dhe që shërben si database i të gjitha aktiviteteve kulturore dhe artistike, që realizohen përgjatë një viti, i vënë në dispozicion jurisësë nderit, listën e artistëve dhe materialet e nevojshme për përzgjedhjen e kandidatëve të nominuar dhe fitues të Çmimit “KULT”.
Votimi për përcaktimin e kandidatëve, të nominuarve dhe fituesit të Çmimit “KULT” realizohet në dy faza.
Faza I: Votimi I jurisë së nderit
Për secilën nga fushat e sipërpërmendura, ka një juri nderi me më shumë se 31 anëtarë, të cilët zgjedhin nga lista e vënë në dispozicion nga Akademia Kult dhe Revista Kult, 6-tëkandidatë për Çmimin Kult.
Lista e 6 kandidatëve për fitimin e Çmimit “KULT” i vihet në dispozicion Akademisë Kult brenda afatit kohor prej një muaji.Brenda afatit kohor që kanë në dispozicion, anëtarët e nderit duhet të kenë shprehur vendimin dhe vlerësimine tyre me shkrim, mbi bazë të preferencës dhe gjykimit të tyre, duke i vlerësuar me 6 pikë për kandidatin më të preferuar, deri në 1 pikë për atë më pak të preferuarin.
Vendimi i tyre me shkrim paraqitet pranë Akademisë Kult.
Faza II: Përzgjedhjae fituesit për çdo kategori
Shuma e votave për secilin nga artistët do të rendisë këta të fundit, sipas pikëve të marra.
4 (katër) deri në 6 (gjashtë) artistët që rezultojnë më të votuarit nga llogaritja e pikëve të dhëna nga juria e nderit do të cilësohen dhe shpallen në Ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Kult si të Nominuarit për fitimin e këtij çmimi.
Artisti që ka marrë pikët maksimale do të jetë fitues i Çmimit “KULT”.
Procesverbalet dhe rezultatet e votimit administrohen dhe certifikohen nga një noter publik, i caktuar nga Akademia Kult.
Neni 9
Kriteret e vlerësimit të kandidatëve
Kriteret për vlerësim janë:
1. Kandidat për të qenë i nominuar dhe fitues i Çmimit Kult është çdo artist, krijues apo interpretues shqiptar pavarësisht nëse banon apo jo në Shqipëri por që aktivitetin e tij artistik, krijues apo interpretues e ka zhvilluar në Shqipëri përballë publikut Shqiptar gjatë harkut kohor një viti kalendarik.
Me vit kalendarik nënkuptohet nga 01 janar – 31 dhjetor i çdo viti që i paraprin ndarjes së Çmimeve Kult. Nuk përfshihet në vlerësim aktiviteti i artistëve shqiptarë jashtë territorit të Shqipërisë. Nuk përfshihen në vlerësim artistë të huaj për aktivitetin e zhvilluar brenda territorit të Shqipërisë.
2. Kriteri themelor i vlerësimit është ai i prurjes, krijimit apo interpretimit më cilësor të vitit të vlerësuar si të tillë nga Juria e Nderit e Akademisë Kult e përbërë nga një numër mjaft domethënës i profesionistëve të çdo sektori. Çmimet Kult në vlerësimin që bëjnë nuk kërkojnë të jenë as çmime Karriere as çmime që stimulojnë të rinjtë, por çmime që vlerësojnë vetëm prurjen më cilësore të vitit jashtë kriterit të karrierës dhe moshës. Nuk konsiderohet kriter skualifikues të qenit fitues i mëparshëm i Çmimit Kult.
3. Kandidat për të qenë i nominuar apo fitues nuk mund të jetë një artist i ndarë nga jeta.
Akademia Kult jashtë nominimeve dhe kandidaturave për fitues ruan të drejtën të japë Çmime Nderi qoftë për vlerësime karriere qoftë për vlerësime të ndonjë prurjeje ‘post-mortum’ e cila vlerësohet si një kontribut i veçantë në artin dhe kulturën shqiptare.
Neni 10
Ndalimi i konfliktit të interesit
Anëtarët e jurisë nuk mund të votojnëvetveten, për zgjedhjen si kandidat për fitues tëçmimit Kult dhe as për fitues të këtij çmimi, për vepra apo punime të realizuara personalisht prej tyre apo që kanë marrë pjesë në to si aktor, regjisor, producent, sponsor, kompozitor etj.
Neni 11
Burimet financiare tëAkademisë Kult
Burimet financiare për zhvillimin e Ceremonisë të ndarjes sëÇmimeve Kult përbëhet nga të ardhurat e realizuara nga vetë Qendra “Akademia Kult”, të ardhurat nga sponsor dhe donatorë të ndryshëm, të cilët mund të jenë vendas dhe të huaj apo nga shitja e të drejtës televizive të Ceremonisë të ndarjes sëÇmimeve Kult.
Neni 12
Ligji i zbatueshëm
Qendra “Akademia Kult” do të funksionojë në zbatim të Ligjit “Organizatat jofitimprurëse” dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tij. Në varësi të ndryshimeve në ligj, do të bëhen edhe ndryshimet përkatëse në këtë rregullore.